Flash News

E-TJERA

Përballja e parë Rama-Meta, ç’pritet të shqyrtojë nesër Gjykata Kushtetuese  

Përballja e parë Rama-Meta, ç’pritet të

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë paraditen e së martës padinë e Kryeministrit Edi Rama ndaj Presidentit Ilir Meta në lidhje me emërimin dhe shkarkimin e ministrave, konkretisht, emërimin nga kryeministri të ish-ushtruesit të detyrës së Ministrit të Jashtëm Gent Cakaj të cilin Meta nuk e dekretoi.

Kreu i qeverisë kërkon që për shkak të situatës dhe rregullave në fuqi si pasojë e Covid-19, seanca të zhvillohet ditën e nesërme, në orën 10:00, pa praninë e publikut, ndërsa objekti i kësaj seance plenare është zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit. 

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese  

18 Maj, 2021
Kërkues
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Seancë Plenare.
Për shkak të situatës dhe rregullave në fuqi të shkaktuara nga COVID-19, zhvillimi i seancës plenare do të kryhet pa praninë e publikut.
Subjekti i interesuar
Presidenti i Republikës së Shqipërisë; Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
Objekti
Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Interpretimi kushtetues i nenit 98, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë
Ora 10:00

Të fundit