Flash News

E-TJERA

Përballja me Hungarinë, Lenjani & Bajrami: Kemi vetëbesim, shkojmë për fitore

Përballja me Hungarinë, Lenjani & Bajrami: Kemi vetëbesim,

Kombëtarja shqiptare ka nisur që prej ditës së djeshme grumbullimin dhe stërvitjet intensive në kuadër të dy ndeshjeve shumë të rëndësishme ndaj Hungarisë dhe Polonisë, të vlefshme për kualifikueset e kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Ditën e sotme, në një konferencë për mediat kanë dalë dy nga futbollistët e Kombëtares, Ermir Lenjani dhe Nedim Bajrami, të cilët kanë folur për këto ndeshje dhe për dy rivalët direkte në grup për vendin e dytë.

Përballja me Hungarinë, Lenjani & Bajrami: Kemi vetëbesim,

Fillimisht ishte Ermir Lenjani ai i cili iu përgjigj interesit të medieve, ku theksoi se fokusi kryesor është te forca e vetë ekipit, ndërsa u shpreh se skuadra fillimisht mendon vetëm ndeshjen ndaj Hungarisë. Mungesa e tifozëve në transfertën hungareze është një plus për kuqezinjtë sipas Lenjanit, i cili gjithashtu mendon se Kombëtarja aktuale është e mbushur me talente.

Interesit të mediave iu përgjigj edhe mesfushori shqiptar i Empolit, Nedim Bajrami, i cili u shpreh se skuadra është e motivuar pasi në ndeshjet e fundit ka marrë dy fitore dhe gjatë kësaj javë do të përgatitet mirë. Ai foli edhe për diskutimet me trajnerin Reja si dhe objektivat e skuadrës për dy sfidat e radhës.

Përballja me Hungarinë, Lenjani & Bajrami: Kemi vetëbesim,

"E dimë që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë kundër Hungarisë dhe do të futemi në lojë me vetëbesim se i kemi fituar dy ndeshjet e fundit dhe duhet ta përgatisim lojën shumë mirë."

Të fundit