Flash News

E-TJERA

Përballja me Hungarinë, publikohet formacioni i Kombëtares Shqiptare

Përballja me Hungarinë, publikohet formacioni i Kombëtares

Shqipëria përballet sonte mbrëma me Hungarinë, në një ndeshje të rëndësishme në kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”.

Për këtë ndeshje, trajneri i kombëtares kuqezi, Edi Reja ka bërë disa ndryshime në mesfushë dhe në sulm.

Kështu, në port do jetë Etrit Berishën, në mbrojtje konfirmohen sërish treshja Ismajli-Kumbulla-Gjimshiti.

Në mesfushë, nga krahët do të luajnë Elseid Hysaj në të djathtë dhe Lorenc Trashi në të majtë, ndërsa në qendër do të luajë I përhershmi Gjasula, që këtë herë do të shoqërohet nga Keidi Bare dhe Endri Çekiçi.

Në sulm konfirmohet Sokol Cikalleshi, përkrah Myrto Uzuni.

Ashtu si Shqipëria edhe Hungaria në rast fitoreje do të vijonin  të mbanin gjallë ëndrrën për kualifikim për në Botëror.

Përballja me Hungarinë, publikohet formacioni i Kombëtares

 

Të fundit