Flash News

E-TJERA

Përballja me Serbinë, ja rreshtimi që pritet të hedhë Sylvinho në fushë

Përballja me Serbinë, ja rreshtimi që pritet të hedhë

Nesër kombëtarja shqiptare do të përballet me Serbinë në Leskovc në ndeshjen finale për Grupin K kualifikues në Kupën e Botës 2026. 

Sipas informacioneve të publikuara në media, formacioni i mundshëm që do të zbresë në fushën e stadiumit “Duboçiça” do të jetë ky: në portë Strakosha. Mbrojtja do të përbëhet nga Hysaj, Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj. Në mesfushë pritet të jetë treshja Asllani, Laçi, Shehu dhe sulmi do të përbëhet nga Broja e Bajrami në krahë që do të mbështesin Manajn në krye të sulmit.

Gjithsesi asgjë nuk është vendosur 100%, me Sylvinhon që mund të bëjë ndonjë ndryshim në çastet e fundit përpara sfidës.

 

Të fundit