Flash News

E-TJERA

Përcillet për në banesën e fundit, efektivi i vrarë Novruz Cenalia

Përcillet për në banesën e fundit, efektivi i vrarë

Është përcjellë për në banesën e fundit efektivi i policisë së forcave “Shqiponja”, Novruz Cenalia.

Në hollin e teatrit 'Bylis' në Fier është vendosur arkivoli i efektivit të policisë, ku u kryen homazhe nga familjarë, kolegë, qytetarë dhe autoritetet për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Më pas 28-vjeçari do të përcillet në banesën e fundit, në varrezat e fshatit Baltëz.

Efektivi i policisë Novruz Cenalia u vra mesditën e së hënës, pas një konflikti të çastit me 23-vjeçarin Azgan Mërnica, i cili pas kryerjes së kësaj vrasje është në arrati.

Prej dy ditësh forcat e policisë, forcat speciale RENEA kanë vijuar kërkimet për gjetjen e autorit duke u shtrirë në disa qytete të jugut të vendit.

Të fundit