Flash News

Ditari i Maxhorancës

Përdori termin “autik” si ofendim, Rama reflekton në mesnatë: Është përdorur në literaturën politike

Përdori termin “autik” si ofendim, Rama reflekton në

Në vazhdën e fushatës zgjedhore, Rama nuk i ka kursyer përpos sulmeve, as ofendimet dhe sharjet për qytetarë të thjeshtë, e kategori të veçanta që janë një pjesë vulnerable e shoqërisë.

Dje, Rama përdori termin “autik” për të sulmuar opozitën, pa menduar se se ky term prek fëmijët me aftësi të veçanta.

“Paguajtën lekët e dynjasë për të paguar Latifin. Më hidhen mua pse them gjysma e burrave janë çyrykë. Po ça të them, e them si metaforë, nuk është raport klinik. Për mua kush shkon në kënetë është gjysmak. Të zgjedhësh midis BE dhe kënetës, kënetën dmth nuk je mirë, politikisht je autik, s’e mirë”, tha Rama.

Ramës i është dashur kohë të reflektojë dhe pak para mesnate ka postuar nëj video në Facebook, ku kërkon falje për termin e përdorur me justifikimin se “të gabosh është njerëzore”.

“Nuk mund të mos e ndaja dot këtë reflektim. Të gabosh është njerëzore, ndërsa të mos kërkosh ndjesë nuk është burrërore. Krejt pa dashje sot kam cënuar fëmijët autikë dhe me siguri kam lënduar prindërit e tyre duke folur për autizëm politik, shprehje që më ka mbetur diku në mendje se është përdorur edhe në literaturën politike, akademike dhe më doli sot krejt padashje. Por, ja u desh të gaboja dhe pastaj të mësoja, se vitesh konsiderohet e papërshtatshme dhe në fakt me plot të drejtë.

Prandaj kërkoj ndjesë dhe u grantoj se kam  jo vetëm respekt, por edhe admirim për ta dhe për prindërit e fëmijëve me aftësi të veçanta që më ka shtyrë që të nxis dyfishimin e mbështetjes së tyre nga qeveria. Që e kam thënë në më shumë se një rast do jetë pjesë e projektbuxhetit të 2026, ndërsa lehaqenieve që u kapën pas fëmijëve autik si i mbyturi pas fijes së barit për të përfituar pikë në sy të atyre prindërve të nderuar, u jap fjalën se kjo do të jetë një motiv më shumë që ta shpenzoj çdo energji timen që t’i japim mësimin e merituar më 11 maj për të gjitha prapësit e tyre të pamerituara në kurriz të këtij populli dhe këtij vendi”, tha Rama.

Të fundit