Flash News

Ditari i Maxhorancës

Përdorimi i fondeve publike në zgjedhje nga PS, Çela: Janë marrë disa masa...

Përdorimi i fondeve publike në zgjedhje nga PS, Çela: Janë

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka deklaruar se janë marrë disa masa për krimet zgjedhore.

Referuar raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e fundit, deputeti i PD, Gjekmarkaj kërkoi llogari për mungesën e veprimeve konkrete nga organet e drejtësisë, veçanërisht për përdorimin e administratës publike dhe fondeve shtetërore në fushatë.

Në përgjigje, Kryeprokurori Çela tha se janë marrë masa për të adresuar krimet zgjedhore, duke ngritur seksione të posaçme për periudhën e zgjedhjeve.

"Janë marrë disa masa për krime zgjedhore, nga ana jonë u ndërtuan seksione të posaçme për periudhën zgjedhore me qëllim që këta prokurorë në prioritet të kishin hetimin e këtij krimi. Ka një sërë çështjes penale që ka nisur hetime, nga 2025 rezulton se janë disa çështje penale, nuk e them dot numrin e saktë, por janë në gjithë territorit, që lidhet me përdorimin e administratës apo fondeve publike në fushatë. Mbetet për t’u parë në vijim. Kontrolli realizohet nga pushteti gjyqësor," tha Çela.

Të fundit