Flash News

E-TJERA

Përdorimi i termit “autik”, Liri Berisha reagon ndaj Ramës: E paimagjinueshme të dëgjosh shprehje të tilla

Përdorimi i termit “autik”, Liri Berisha reagon ndaj

Në konferencën ndërkombëtare për autizmin organizuar nga “Fondacioni fëmijët shqiptarë”, Liri Berisha komentoi përdorimin e termit “autizëm” nga Edi Rama, si një sulm drejtuar kundërshtarëve politik.

Berisha e cilësoi të paimagjinueshëm përdorimin e shprehjeve të tilla. Ajo u shpreh se politika ka qenë shpërfillëse ndaj problemeve të tyre.

“Për ne që e njohim dhimbjen, njohim lodhjen, strresin, sfidat e këtyre familjeve është e paimagjinueshme të dëgjosh shprehje të tilla të përdorura nga politikanët. Nuk dua fare të diskutoj. Sepse pikërisht ky komunitet ne të gjithë e dimë se sa shpërfillës kanë qenë ata me problemet e mprehta dhe problemet e vështira të këtyre familjeve”, tha Liri Berisha.

Ndër të tjera, Liri Berisha theksoi nevojën e politikave dhe programeve për trajtimin e fëmijëve me autizëm. Presidentja e fondacionit tha se në vendin tonë ende mungojnë qendrat e terapive për të rriturit me autizëm.

Të fundit