Flash News

E-TJERA

Përdorimi pa kriter i antibiotikëve, mjekja shqiptare në Gjermani: Duhen shmangur, pasojat ndihen më vonë

Përdorimi pa kriter i antibiotikëve, mjekja shqiptare në

Mjekja shqiptare në Gjermani, Marseda Spiro, duke folur për situatën e pandemisë në Gjermani, u shpreh se kohët e fundit është vënë re një rritje e numrit të moshave të reja në repartin intensiv.

Në një lidhje live për “abcnews”, Spiro foli edhe për mënyrën e trajtimit të infeksionit në vendin tonë,  ku u shpreh kundër përdorimit të shumtë të antibiotikëve.

Ajo çfarë është vënë re është që preken dhe moshat e reja, shtrohen në pavionin intensiv grupmosha 40-50 vjeç pa asnjë sëmundje shoqëruese. Vdekshmëria është më e ulët duke qenë se janë mosha të reja dhe nuk kanë sëmundje shoqëruese e përballojnë më me sukses se moshat e rritura.

 Kam ndjekur shumë raste të familjareve të mi në Shqipëri dhe mendimi im personal është që me format e lehta të prekjes ekzagjerohet pak në mjekimin me antibiotikë dhe holluesit e gjakut. Sikundër nga ana tjetër jam kundër dhe mënyrës së diagnostikimit.

Shumë persona mendojnë se në format e lehta, në mosha të reja ndodh që bëjnë skaner duke patur thjesht një temperaturë. Problemi është që efektet e këtyre metodave të trajtimit të dhënies pa kriter të antibiotikëve do të na duhet të përballemi më vonë, sepse krijon rezistencë në trup për kur të na duhen në të vërtetë”, u shpreh mjekja.

Të fundit