Flash News

E-TJERA

Përdorte emrin e një banke dhe jepte kredi të paautorizuara, një i arrestuar dhe dy të proceduar

Përdorte emrin e një banke dhe jepte kredi të paautorizuara,

Një 21-vjeçar është vënë në pranga pasi mashtronte qytetarët duke iu dhënë kredi të paautorizuara.

Shtetasi O. Gj., kishte krijuar një profil të rreme në rrjete sociale duke përdorur logon dhe emrin e BKT-së, dhe jepte kredi për qytetarët duke i mashtruar dhe duke iu boshatisur llogaritë bankare.

Kur llogaritë nuk kishin para, ai i shtynte qytetarët të depozitonin shuma nga 750 deri në 1 500 euro, me premtimin e rremë të një kredie prej 15 000 eurosh.

Po ashtu, janë proceduar penalisht edhe D. G., 23 vjeç dhe E. Gj., 21 vjeç.

"Shtetasi O. Gj. kishte krijuar një profil të rremë në rrjete sociale, duke përdorur logon dhe emrin e Bankës Kombëtare Tregtare, me qëllim mashtrimin e qytetarëve. Ai kontaktonte qytetarët, përmes platformave të ndryshme online, duke iu ofruar kredi të rreme pranë bankës, ndërsa nëpërmjet aksesit të paautorizuar në llogaritë e tyre bankare, arrinte të boshatiste fondet.

Në rastet kur llogaritë nuk kishin para, ai i shtynte qytetarët të depozitonin shuma nga 750 deri në 1 500 euro, me premtimin e rremë të një kredie prej 15 000 eurosh.

Falë bashkëpunimit të ngushtë mes ekspertëve të Krimit Kibernetik dhe Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, u bë i mundur ndalimi i autorit kryesor dhe ndërprerja e veprimtarisë së paligjshme.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të skemës dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik”, “Mashtrim kompjuterik”, “Ndërhyrje kompjuterike” dhe “Keqpërdorimi i thirrjeve telefonike”", thuhet në njoftim.

Të fundit