Flash News

E-TJERA

Përfaqësimi i grave në Parlament: RMV lë pas Shqipërinë, Bosnja dhe Hercegovina renditet e fundit

Përfaqësimi i grave në Parlament: RMV lë pas
Foto Ilustruese

Një raport i fundit i “IPU Parline”, Unioni Ndërparlamentar, tregon renditjen e vendeve në rang global e rajonal mbi përqindjen e përfaqësimit të grave në Parlamentet Kombëtare.

Sipas të dhënave të IPU, Shqipëria me nga 140 ende që ka në Parlament, 50 prej tyre e zënë gratë, të cilat përfaqësohen me 35.7%.

Vendin e parë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor e mban Maqedonia e Veriut, me 120 vende në Parlament, nga të cilat 51 i zënë gratë, me 42.5% të nivelit të përfaqësimit.

Pas Shjqipërisë, renditet Serbia me 34.8% (250 vende në Parlament, 87 prej tyre gra); Mali i Zi me 28.4% (81 vende në Parlament, 23 prej tyre gra).

Nivelin më të ulët të përfaqësimit të grave në Palrament, e ka Bosnja dhe Hercegovina me 19.1% (42 vende në Parlament, 8 prej tyre gra).

Të fundit