Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Përfaqësues të serbëve të Kosovës në SHBA akuzojnë Kurtin për dëmtim të besimit mes dy komuniteteve

Përfaqësues të shoqërisë civile të komunitetit serb të Kosovës, akuzuan qeverinë Kurti për thyerje të besimit mes dy komuniteteve, besim që, sipas tyre, u ndërtua me shumë vështirësi gjatë asaj që ata e quajnë periudha e artë në marrëdhëniet mes tyre, në vitet 2013-2015. Gjatë kësaj periudhe, Kosova dhe Serbia nënshkruan disa marrëveshje në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, pjesë e të cilave ishte edhe zotimi për ngritjen e asocacionit të komunave me shumicë serbe.
Qendra Evropiane e Këshillit të Atlantikut, organizoi të hënën një tryezë në Uashington, me përfaqësues të shoqërisë civile të komunitetit serb, ku morën pjesë edhe ekspertë dhe ish-diplomatëve amerikanë. Takimi u zhvillua pa praninë e kamerave, por pas tij, kolegia Menada Zaimi bisedoi me disa prej pjesëmarrësve në të.
Anëtarë të komunitetit serb në Kosovë thonë se gjatë dy viteve të fundit janë ndjerë të përjashtuar nga vendimarrja e të kërcënuar dhe për këtë fajësojnë qeverinë e kryeministrit Kurti.
“Ndihem e kërcënuar. Ndjej se komuniteti im po tkurret dhe po shkon drejt disa shifrave kritike, e që mund të mos ketë një të ardhme në Kosovë. Ndihem e kërcënuar nga qeveria, veçanërisht nga kjo qeveri, veprimet që ajo ndermerr dhe qasja ndaj identitetit serb në Kosovë”, thotë Milica Rakiç, menaxhere projektesh në organizatën “Iniciativa e re sociale”.
Problem kryesor për serbët e Kosovës vazhdon të jetë prania e forcave speciale të policisë në veri të vendit, megjithë angazhimin rishtazi të qeverisë për të tërhequr një pjesë të tyre.
“Eshtë vërtet e vështirë, që si gazetare të shpjegosh për audiencen se problemi është policia. Ndaj ne po mundohemi ta ngremë këtë pyetje dhe të shpjegojmë se si është thyer besimi ndërmjet komuniteteve. Ne kemi patur dhjetë vjet paqe, pas marrëveshjes së Brukselit në vitin 2013. Por për fat të keq, ajo është prishur tashmë, veçanërisht për shkak të mënyrë sesi sillet kryeministri”, thotë Sonja Sovrlic korrenspondente e televizionit N1.
Milica Rakic dhe Sanja Sovrlic, së bashku me një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile të serbëve të Kosovës, ishin pjesë e një tryezë të organizuar nga Qendra Evropiane e Këshillit te Atlantikut, me bazë në Uashington.
“Ashtu sikurse duhet të sigurohemi që qeveritë në Prishtinë dhe Beograd t’i kthehen dialogut konstruktiv mes tyre dhe të punojnë drejt një zgjidhjeje politike, ne duhet gjithashtu të sigurohemi që komunitetet më të prekura nga kriza aktuale në veri të Kosovës, të kenë një mundësi që të dëgjohen, të ndihen të sigurt, që prioritet e tyre të jenë të përfshira në zgjidhjet politike”, tha për Zërin e Amerikës Jorn Fleck, drejtori i Qendrës Evropiane, në Këshillin e Atlantikut.
Javën e kaluar qeveria e Kosovës, ra dakord të reduktojë me 25 për qind numrin e forcave speciale të vendosura rreth ndërtesave të komunave në veri, si dhe të organizojë zgjedhje të reja, të cilat pritet të mbahen me gjasë në vjeshtën e këtij viti. Lëvizja u mirëprit nga Brukseli dhe është parë si masë drejt uljes së tensioneve. Por ekspertët thonë se çdo marrëveshje duhet shoqëruar me veprime nga të dy palët.
“Prova nuk është tek fjalët e marrëveshjes, por tek veprimet e ardhshme të qeverisë së Kosovës dhe tek përgjigjja nga ana e komunitetit serb”, thotë Thomas Countryman, ish-diplomat i lartë amerikan.
Muajt e fundit janë karakterizuar nga tensione të mëdha mes Prishtinës dhe Beogradit, lidhur me situatën në veri të Kosovës. Tensionet kulmuan me përplasjet mes komunitetit serb të Kosovës dhe përfaqësueve të forcave paqeruajtëse, pasi tre kryetarë komunash shqiptarë, të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, u përpoqën të hynë në zyrat e tyre. Pjesa dërrmuese e komunitetit serb i bojkotoi zgjedhjet, si pjesë e një fushate më të gjerë, e mbështetur nga Beogradi, për më shumë autonomi për serbët e Kosovës. Për rrjedhojë pjesmarrja në zgjedhje ishte vetëm 3.5 për qind.
Kryeministri Kurti, ka fajësuar komunitetin ndërkombëtar se, në përpjekje për të ulur tensionet, ka qenë më i ashpër me Kosovën, sesa Serbinë, që ai e akuzon si shkaktare të tyre. Gjatë një interviste televizive së fundmi ai tha se arsyeja për këtë, janë përpjekjet ndërkombëtare për ta mbajtur Serbinë larg ndikimit rus. Por ish-zyrtari i lartë amerikan Thomas Countryman, nuk ndan të njëjtin mendim.
“E respektoj kryeministrin, por nuk jam dakord me të. Përpjekjet si nga Uashingtoni ashtu edhe nga Brukseli janë për të zgjidhur problemet në atë rajon. Dhe kjo kërkon herë diplomaci, që zhvillohet pas dyerve të mbyllura, herë diplomaci, që thërret me zë të lartë. E kuptoj që zoti Kurti mendon se Perëndimi po tregohet më i ashpër ndaj tij sesa ndaj zotit Vuçiç. Më vjen keq që ai ndihet kështu. Por ai i keqkupton motivet që qëndrojnë pas angazhimit ndërkombëtar”, thotë ai.
Duket se deri tek zgjedhjet e reja në komunat në veri të Kosovës ka ende shumë pikëpyetje. Qeveria ka përkrahur idenë e një peticioni, që duhet të mbështetet nga 20 për qind e popullatës që jeton atje, çka do t’i hapte rrugën procesit. Por disa ekspertë serbë në Kosovë thonë se një gjë e tillë është e vështirë të ndodhë dhe propozojnë, që një zgjidhje më e shpejtë e racionale, do të ishte dorëheqja e kryetarëve të komunave të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit.
Një tjetër çështje, edhe më e komplikuar, që është në thelb, shkaku i tensioneve, është krijimi i asocacionit të komunave me shumicë serbe. Zgjidhja për të duket ende e largët.
Isak Vorguçiç drejtor ekzekutiv i RTV Radio Kim, i cili jeton në Graçaniçë, thotë se qeveria Kurti nuk po zbaton asnjë prej angazhimeve për të cilat u ra dakord mes Prishtinën e Beogradit prej vitit 2013.
“Ajo që po bën ai është të shmangë krijimin e asociacionit, duke hedhur propozime të reja, siç është modeli kroat, apo modele të tjera. Ne nuk kemi nevojë për modele. Ekziston një model për të cilin është rënë dakord ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe ajo që ne duam dhe që e gjithë bashkësia ndërkombëtare po sugjeron, është që kjo gjë të zbatohet”, thotë ai.
Por qeveria e kryeministrit Kurti e sheh variantin e propozuar në marrëveshjet e mëparshme mes Prishtinës dhe Beogradit, të ndërmjetësuara nga BE-ja, si një premisë për krijimin e një shteti brenda shtetit si “Republika Srpska” në Bosnje dhe Hercegovinë. Sipas zotit Kurti, marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 mbi asocacionin, bien ndesh me kushtetutën e Kosovës. Nga ana tjetër, ai fajëson ndërhyrjen e Beogradit, që përmes strukturave paralele dhe të paligjshme, synon të sabotojë pavarësinë e Kosovës.
“Nuk ka rrezik më të madh për ndarjen e Kosovës sesa kur qeveria pretendon se ka struktura ilegale në mesin e komunitetit pakicë. Pra, kjo është një mënyrë për ta vendosur komunitetin pakicë në shënjestër sepse nëse thua se ka struktura ilegale, të gjitha perceptohen si të paligjshme. Për shembull qeveria pretendon se në veri ka kriminelë, perceptimi është se të gjithë në veri janë kriminelë. Nuk zgjidhen problemet e Kosovës duke bërë deklarata politike”, thotë zoti Vorguçiç.
Kryenegociatorёt e Kosovës dhe Serbisë do të takohen të mërkurën për të vazhduar diskutimet mbi zbatimin e marrëveshjeve të arritura se fundmi në Bruksel dhe Ohër mbi normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe masave për shtensionim të situatës./ VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38