Flash News

E-TJERA

Përfitoi 16 mijë euro nga mashtrimi/ Kapet në flagrancë 31-vjeçarja, si i gënjente qytetarët përmes adresave false në “Instagram”

Përfitoi 16 mijë euro nga mashtrimi/ Kapet në flagrancë

Policia ka ekzekutuar operacionin e koduar "Premtimi i rremë", duke arrestuar një 31-vjeçare e cila akuzohet për mashtrim me qëllim përfitimi. Në pranga është vënë shtetasja  S. K., banuese në Kavajë.

"Në bazë të hetimeve të kryera, u bë e mundur që kjo shtetase të kapej në flagrancë nga Policia, në rrugën "Josif Budo", në Kavajë, duke marrë shumën prej 10.000 euro, pasi kishte mashtruar disa shtetas, nëpërmjet komunikimeve në rrjetin social instagram, me adresa false të krijuara me emra të punonjësve të një institucionit shtetëror, me pretendimin për t’i ndihmuar në nxjerrjen e licencës për ushtrimin e profesionit të farmacistit." thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas po të njëjtave burime, mësohet se nga hetimet e kryera rezultoi se kjo shtetase, nëpërmjet mashtrimit dhe veprimeve të saj, ka arritur të përfitojë në total 16.000 euro.

Nga këqyrja e telefonit të saj, Policia ka gjetur edhe shumë biseda të tjera me persona të ndryshëm, me të cilët komunikonte me qëllim mashtrimin për përfitim të paligjshëm të parave.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 kompjuter, 2 aparate telefonike, 10.000 euro, 50.000 lekë të rinj dhe 61 fatura tatimore shitjeje.

Policia njofton se po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë dëmtuar nga ky aktivitet.

Të fundit