Flash News

E-TJERA

Përfiton nga amnistia penale, lirohet sot nga qelia ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj

Përfiton nga amnistia penale, lirohet sot nga qelia ish-kryebashkiaku i

Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj do të lërë sot qelinë. Frrokaj përfiton nga Amnistia Penale.

AI u dënua në tetor të vitit 2022 me 3 vite burg për veprën penale “shpërdorim detyre”, “për tjetërsim pronash” tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin.

Aktualisht, Frrokaj ndodhet në Burgun e Reçit në Shkodër.

Ish-kryebashkiaku është dënuar edhe nga Gjykata e Posaçme me 1 vit e 4 muaj burg për shpërdorim detyre dhe tjetërsim prone.

Po ashtu, Frrokaj nuk mund të ushtrojë funksione publike për 5 vite.

Të fundit