Flash News

E-TJERA

Përfshihen në aksident 4 makina në Lezhë, plagoset gruaja shtatzënë

Përfshihen në aksident 4 makina në Lezhë, plagoset gruaja

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme pranë kryqëzimit të Rrilës, në superstradën Lezhë–Milot, duke përfshirë disa automjete.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur fillimisht mes tyre, ndërsa njëri prej mjeteve ka goditur edhe dy automjete të tjera, të cilat po tentonin të shmangnin përplasjen, duke shkaktuar një aksident zinxhir.

Si pasojë e aksidentit, një grua shtatzënë, e cila ndodhej në njërin prej automjeteve të përfshira, është plagosur dhe transportuar me urgjencë në Spitalin e Lezhës për kryerjen e kontrolleve mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ndërsa qarkullimi në aksin Lezhë–Milot ka qenë i vështirësuar për disa minuta.

 

Të fundit