Flash News

E-TJERA

Përfshihen në aksident 5 makina te mbikalimi i Saukut, plagoset 28-vjeçarja

Përfshihen në aksident 5 makina te mbikalimi i Saukut, plagoset
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident ku janë përfshirë pesë automjete ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur te mbikalimi i Saukut, ku për pasojë ka mbetur e plagosur një prej drejtueseve të mjeteve që u përfshi në aksident.

Tek mbikalimi i Saukut, janë përfshirë në përplasje 5 mjete. Si pasojë është dëmtuar njëra prej drejtuesve të mjeteve shtetasja I. D., rreth 28 vjeçe, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia paraprakisht.

Nga të dhënat e deritanishme në aksident u përfshinë një kamion, një mjet ‘Range Rover’ dhe tre mjete të vogla.

Të fundit