Flash News

E-TJERA

Përfshihen në aksident disa mjete në aksin Librazhd-Elbasan, një i vdekur dhe 6 të plagosur

Përfshihen në aksident disa mjete në aksin Librazhd-Elbasan,

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Librazhd–Elbasan, në zonën e Xibrakës, ku disa automjete janë përplasur me njëra-tjetrën .

Nga të dhënat e deritanishme, në aksident janë përfshirë katër automjete dhe si pasojë një shtetas i huaj ka humbur jetën dhe  disa të tjerë kanë mbetur të plagosur. 

Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. 

Të fundit