E-TJERA

Fushë Prezë, tri makina përfshihen në aksident, plagosen gjashtë persona

Fushë Prezë,  tri makina përfshihen në aksident, plagosen
Foto ilustruese

Tre automjete janë përfshirë në aksident pasditen e sotme në zonën e Fushë Prezës. Siç njofton policia, nga përplasja mes tyre janë plagosur gjashtë persona.

"Më datë 30.10.2020, rreth orës 18:20, në Fushë-Prezë, pa shkuar tek Ura e Gjolës, janë përfshirë në aksident 3 mjete. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 6 shtetas me iniciale M.B, K.B, L.H, B.H, M.H dhe B.Z., të cilët janë dërguar në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve", njofton policia.

Ditari politik

Të fundit