Flash News

E-TJERA

Përfshihet në flakë kabina elektrike në parkimin nëntokësor te Bulevardi i Ri

Përfshihet në flakë kabina elektrike në parkimin

Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme tek parkingu nëntokesor në hyrje të Bulevardit të Ri në Tiranë. 

Policia njofton se ka dyshime se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

"Më datë 21.01.2025, rreth orës 19:40, tek parkingu nëntokesor në hyrje të Bulevardit të Ri, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike është djegur një kabinë elektrike.

Paraprakisht, raportohet se ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit", njofton policia. 

Të fundit