Flash News

E-TJERA

Përfshihet në aksident makina e Policisë së Lezhës, plagoset efektivi

Përfshihet në aksident makina e Policisë së Lezhës,

Një automjet i policisë është përfshirë në një aksident në afërsi të mbikalimit të Patokut. Për pasojë ka mbetur i plagosur efektivi me iniciale A.T.

Kështu bën me dije policia, ndërsa shton se ka qenë një automjet i drejtuar Gj.B., që është përplasur me makinën e Policisë Rrugore Lezhë.

"Në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në afërsi të mbikalimit të Patokut, automjeti me drejtues shtetasin Gj.B., është përplasur me mjetin e Policisë Rrugore Lezhë, ku si pasojë ka marrë dëmtime të lehta punonjësi i Policisë shtetasi A.T", thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit