Flash News

E-TJERA

Përfshihet në flakë magazina në hyrje të Tiranës, dyshohet për një viktimë

Përfshihet në flakë magazina në hyrje të Tiranës,
Foto nga vendi i ngjarjes

Një magazinë pranë një qendre tregtare te mbikalimi i Kamzës në Tiranë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Paraprakisht, dyshohet se nga zjarri i rënë në bodrumin e magazinës, ka humbur jetën roja i objektit.

Ambienti ku zjarri ka ndodhur ka qenë i mbushur me materiale, me rroba e dyshekë. Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike, por nuk përjashtohen as pista të tjera.  

Deri tani, flakët e zjarrit janë nuk janë fikur plotësisht nga zjarrfikëset.

Të fundit