Flash News

E-TJERA

Përfshihet nga flakët apartamenti në Fier

Përfshihet nga flakët apartamenti në Fier

Një apartament në katin e shtatë të një pallati shumëkatësh është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen “ 29 Nëntori” në Fier.

Fqinjët të alarmuar kanë lajmëruar shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Burimet paraprake bëjnë me dije se pronarët e shtëpisë 30 minuta me pare ishin larguar nga banesa.

Rruga e ngushtë ka vështirësuar ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse.

Të fundit