Flash News

E-TJERA

Përfshihet nga flakët automjeti në autostradën Tiranë-Durrës, shpëton pa lëndime shoferja

Përfshihet nga flakët automjeti në autostradën

Paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, një automjet është përfshirë nga flakët. Makinat e tjera që përdornin këtë rrugë, kanë devijuar korsinë pranë mjetit të parkuar për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.

Policia bën me dije si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë

Me datë 04.06.2023, në autostradën Tiranë-Durrës, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti me drejtuese shtetasen A. D., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Të fundit