Flash News

E-TJERA

Përfshihet nga flakët kabina elektrike e një pallati në Fier, banorët në panik

Përfshihet nga flakët kabina elektrike e një pallati në

Një kabinë elektrike në një pallat në Fier është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar frikë dhe panik te banorët. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të pasdites, ndërsa banorët kanë njoftuar menjëherë zjarrfikësit dhe autoritetet.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, ndërsa dyshohet se mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike ajo që ka shkaktuar flakët.

Të fundit