Flash News

E-TJERA

Përfshihet nga flakët kati i 8-të i një pallati te ish-Stacioni i Trenit në Tiranë

Përfshihet nga flakët kati i 8-të i një pallati te

Zjarr në një pallat në afërsi të Ish-Stacionit të Trenit në kryeqytet.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Reshit Petrela”. Shërbimet zjarrfikës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. 

“Tiranë/Infomacion paraprak

Më datë 21.01.2025, rreth orës 16:10, në rrugën “Reshit Petrela”, në afërsi të Ish-Stacionit të Trenit, ka rënë zjarr në katin e 8-të  të një pallati. Shërbimet zjarrfikës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Shërbimet e Policisë po marrim masa per evakuimin e banoreve. Paraprakisht, ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.

Të fundit