Flash News

E-TJERA

Përfshihet nga flakët lokali i Noizy-t në Durrës

Përfshihet nga flakët lokali i Noizy-t në Durrës

Është përfshirë nga flakët lokali i këngëtarit Rigels Rajku, i njohur ndryshe si Noizy.

Si pasojë e zjarrit nuk ka të lënduar, por vetëm dëme material. Aktualisht po punohet për të përcaktur shkakun e zjarrit.

Lokali është në pronësi të Bashkim Rajkut, babait të këngëtarit. Edhe më herët objekti është sulmuar me një sasi të vogël tritoli, por asokohe u dyshua te konfliktet që këngëtari kishte me Kleviol Ahmetin.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1, ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit B. R. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.

Përfshihet nga flakët lokali i Noizy-t në Durrës
Ambientet e lokalit pas zjarrit

Të fundit