Flash News

E-TJERA

Përfshihet nga flakët minibusi në Kavajë, detajet e para të ngjarjes

Përfshihet nga flakët minibusi në Kavajë, detajet e para

Një minibus është përfshirë nga flakët këtë të diele në autostradën Kavajë-Lushnjë. Mjeti është shkrumbuar plotësisht, ndërsa nuk raportohet për të lënduar por vetëm dëme materiale.

Dyshohet që shkak të jetë bërë një defekt teknik. Policia njofton se forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të saj.

“Në Kavajë, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik ka marrë flak në lëvizje mjeti minibus me drejtues shtetasin L. D., ku ka vetëm dëme materiale. Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit. Vijon puna nga Grupi Hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia

Të fundit