Flash News

E-TJERA

Përfshihet nga flakët një banesë në Kukës, humb jetën i moshuari

Përfshihet nga flakët një banesë në Kukës, humb

Një banesë është përfshirë nga flakët në Kukës, ku për pasojë ka humbur jetën një i moshuar.

Viktimë ka mbetur 82-vjeçari Shefik Krasniqi, i cili banonte i vetëm dhe dyshohet se ka humbur jetën nga asfiksia.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:40, në afërsi të liqenit të Kukësit. 82-vjeçari Shefik Krasniqi nuk mundi të dalë nga shtëpia.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë nga soba e druve, e cila ka qenë gjatë gjithë natës e ndezur.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e  plotë të rrethanave të  ngjarjes.

 

Të fundit