Flash News

E-TJERA

Përfshihet nga flakët një magazinë me rroba në ‘Qytetin Studenti’

Përfshihet nga flakët një magazinë me rroba në

Një magazinë me rroba është përfshirë nga flakët në ‘Qytetin Studenti’. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse. Mësohet se nga zjarri ka vetëm dëme materiale.

Neutralizimi i flakëve ka qenë i vështirë pasi prej dy orësh zjarrfikëset punuan për shuarjen e flakëve.

“Më datë 25.09.2022, në Qytet Studenti, ka rënë zjarr në një magazinë me rroba, dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Të fundit