Flash News

E-TJERA

Përfshihet në flakë një person te Ministria e Jashtme, ndërron jetë

 
Përfshihet në flakë një person te Ministria e Jashtme,
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e së enjtes në kryeqytet.

Një person është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur pranë Ministrisë së Jashtme.

Ende nuk ka të dhëna mbi identitetin e personit, por pas djegies që dyshohet nga pakujdesia, ky person ka ndërruar jetë.

Sipas të dhënave të deritanishme bëhet fjalë për një person të pastrehë. 

Reagimi zyrtar i policisë: 

Me datë 12.11.2020, rreth orës 18:18, tek bulevardi “Zhan D’ark’, një person ende i paidentifikuar, dyshohet se nga pakujdesia, ka marrë flakë edhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 

Të fundit