Flash News

E-TJERA

Përfshihet nga flakët servisi i makinave në Fushë-Prezë, dyshohet për zjarr të qëllimshëm

Përfshihet nga flakët servisi i makinave në
Foto ilustruese

Përfshihet nga flakët një servis makinash në zonën e Fushë-Prezës në Tiranë.

Për pasojë, zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa në ndihmë për neutralizimin e flakëve kanë shkuar tre zjarrfikëse, edhe nga Durrësi dhe Kruja.  

Nga zjarri rrezikon të digjet edhe një tjetër servis që ndodhet pranë biznesit në flakë.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ishte i qëllimshëm, ndërsa nuk janë të qarta rrethanat e ngjarjes.

Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në Fushë-Prezë, ka rënë zjarr në një servis makinash, ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e zjarrfikseve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

 

 

Të fundit