Flash News

E-TJERA

Përfshihet nga flakët tregu i rrobave të përdorura në Fier

Përfshihet nga flakët tregu i rrobave të përdorura në
foto ilustruse

Është përfshirë nga flakët tregu i rrobave të përdorura në Fier, duke shkaktuar panik te shitësit dhe qytetarët.

Zjarri ka rënë në pjesën e çatisë së tregut por tymi ka vërshuar në korridoret e tregut. Forcat e zjarrfikëses kanë mbërritur në kohë duke arritur të shuajnë flakët.

Nga zjarri nuk raportohet të ketë persona të lënduar, ndonëse në vendngjarje është parë policia dhe një ambulancë. Ndërsa është ende e paqartë se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.

Të fundit