E-TJERA

Përfshihet sërish nga zjarri fusha e mbetjeve në Vlorë, kryebashkiaku: I qëllimshëm

Përfshihet sërish nga zjarri fusha e mbetjeve në Vlorë,

Fusha e mbetjeve në Vlorë është përfshirë nga zjarri  në nisje të sezonit veror dhe si pasojë tymi i zi është përhapur në të gjithë qytetin.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha, i cli e quan ngjarjen një “rrethanë të përsëritur dhe të patolerueshme”, pasi sipas tij kjo është një “zjarrvënie e qëllimshme”.

“Si pasojë e një rrethane të përsëritur dhe të patolerueshme të zjarrëvënies së qëllimshme apo papërgjegjshmërisë njerëzore, në fushën e mbetjeve, bashkia në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka bërë kallëzim penal për të gjitha hallkat që duhet të monitorojnë dhe kujdesen që ngjarje të tilla të mos ndodhin më, përfshi edhe institucionet që varen nga bashkia.

Organet ligjzbatuese janë vënë në veprim për të dënuar cilindo që përpiqet të dëmtojë imazhin e qytetit në nisjen e sezonit turistik.

Sidoqoftë, janë marrë masat e menjëhershme për shuarjen e zjarrit dhe mospërsëritjen e kësaj ngjarje të shëmtuar!”, shkruan Dredha. 

Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin e flakëve, ndërsa nuk raportohen për persona të lënduar nga zjarri.

Të fundit