Flash News

E-TJERA

Gjykata e Lartë britanike vendos: Emigrantët e paligjshëm do të dërgohen në Ruandë

Gjykata e Lartë britanike vendos: Emigrantët e paligjshëm do

Gjykata e Lartë britanike vendosi sot të pranojë planin e qeverisë për të deportuar në Ruanda emigrantët që mbërrijnë në rrugë ilegale në Britani.

Sipas BBC, gjykata ka argumentuar se plani i qeverisë është i ligjshëm duke bërë që Home Office të ftiojë një sfidë ligjore kundër politikës së saj për të larguar azilkërkuesit në Ruandë.

Gjyqtari ka thënë se në gjykatë janë paraqitur prova të mjatueshme që tregojnë se marrëveshjet midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Ruandës kanë për qëllim të sigurojnë që kërkesat për azil përcaktohen siç duhet atje.

"Ne kemi arritur në përfundimin se është e ligjshme që qeveria të marrë masa për të zhvendosur azilkërkuesit në Ruanda dhe që kërkesat e tyre për azil të përcaktohen atje", tha gjyqtari.

Gjykatësi shton se skema nuk shkel Konventën e OKB-së për Refugjatët ose ligjet e të drejtave të njeriut.

Vendimi i Gjykatës së Lartë britanike prek edhe emigrantët shqiptarë të cilët janë kthyer në shqetësim për qeverinë vendase. Disa ditë më parë mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe u arrit një marrëveshje bashkëpunimi për të parandaluar kalimet ilegale të shqiptarëve drejt MB.

Të fundit