Flash News

E-TJERA

Përfshirja në dosjen ‘Toyota Yaris’, GJKKO lë në burg Aurel Zarkën

Përfshirja në dosjen ‘Toyota Yaris’, GJKKO lë në

Gjykata e Posaçme ka vendosur të lërë në burg tre ditë pas arrestimit, drejtuesin e Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, i akuzuar për korrupsion dhe ndikim të ushtrimit të paligjshëm.

"Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, me vendimin Nr. 92, datë 03.07.2024 vendosi: 1. Vazhdimin e masës së sigurimit ‘Arrest në burg’ parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale caktuar ndaj personit nën hetim Aurel Zarka me vendimin Nr. 87 Akti, datë 28.07.2024 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale ‘Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’, e kryer tre herë, e kryer në bashkëpunim dy herë, të parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi (2) dhe 25 të Kodit Penal (para ndryshime me ligjin nr.43/2021), ‘Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë’, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 319 dhe 25 të Kodit Penal dhe ‘Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë’, të parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal", thuhet në njoftimin e GJKKO.

Vendimi i GJKKO-së vjen vetëm pak orë pasi Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi ta pezullojë Zarkën nga detyra.

Zarka bashkë me ish-oficeren e Policisë Gjyqësore, Erion Daupaj, avokatin Radovan Çela dhe Astrit Vladin, akuzohen se kanë ndërhyrë, marrë ryshfet dhe dhënë ryshfet funksionarëve në 8 çështje penale, 4 nga të cilat lidhen me dosjen ‘Toyota Yaris’.

Të fundit