Flash News

E-TJERA

Përfundimi i mandatit të Holta Zaçajt, shtyhet sërish seanca në Gjykatë Kushtetuese

Përfundimi i mandatit të Holta Zaçajt, shtyhet sërish

Gjykata Kushtetuese u mblodh sërish sot (16 dhjetor), për shqyrtimin e kërkesës së Kryetares së Gjykatës Kushtetuese për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares Holta Zaçaj, por nuk pati asnje vendimmarrje dhe seanca ua shty.

Me anë të një njoftimi Gjykata thotë se administroi praktikën dokumentare të Gjykatës së Lartë, që ka shoqëruar procedurën për plotësimin e vendit vakant dhe zgjedhjen e zonjës Holta Zaçaj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, si dhe njoftimin e Kryetarit të asaj gjykate për hapjen e procedurës për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, të cilat, mbi bazën e kërkesës së Gjykatës, janë dërguar zyrtarisht nga Gjykata e Lartë ditën e premte, datë 13.12.2024, ora 16:30.

“Gjykata vlerësoi që aktet në fjalë t`i komunikohen gjyqtares Holta Zaçaj, njëherazi edhe Kryetarja e Gjykatës, e cila ka vënë në lëvizje këtë proces, me qëllimin për t`u njohur dhe për të vlerësuar paraqitjen e një opinioni me shkrim në lidhje me to”.

Për këto arsye, Gjykata vendosi të shtyjë seancën për ditën e nesërme, datë 17 dhjetor në orën 13:00.

Të fundit