Flash News

E-TJERA

Përfundimi i mandatit të Vetingut, Soreca kërkon zgjatjen e afateve: Të kosultohet me të gjithë aktorët. Është kusht për BE

Përfundimi i mandatit të Vetingut, Soreca kërkon zgjatjen e

Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca ka folur për Reformën në Drejtësi, ku ka kërkuar zgjatjen e afateve të organeve të vetingut. Në një aktivitet me titull “Roli i Institucioneve Vetëqeverisëse të Drejtësisë”, Soreca ka kërkuar që për zgjatjen e afatave të ketë konsultim me të gjithë aktorët.

Gjithashtu ka vënë theksin te rëndësia e kësaj reforme. Soreca ka kujtuar se nëj sistem i drejtësisë së pavarur është kusht për integrimin në BE. Ai ka bërë me dije se BE do të ndihmojë me 50 milionë euro për Reformën në Drejtësi.

"Do të kem takim me mazhorancën e opozitën, pas takimit qe pata me Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja për ecurinë e reformës së drejtësisë. Duhet zgjatja e afatit të organeve të vettingut, por Kuvendi duhet ta konsultojë me të gjithë aktorët. Konsolidimi i Reformës në Drejtësi duhet te jete kryefjalë.

Duhet të ruhet integriteti dhe pavarësia e sistemit të drejtësisë. Një drejtësi e pavarur, kusht thelbësorë për integrimin në BE. BE do të ndihmojë Shqipërinë me 50 milion euro për Reformën në Drejtësi", tha Soreca.

Mandati i anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe dy Komisionerëve Publikë mbaron në qershor të vitit që vjen. Më pas vettingu do të kryhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Por kjo parashikohet të sjellë vështirësi që procesi i rivlerësimit të përfundojë në kohë. Kjo sepse deri më tani, nuk janë rivlerësuar as gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend.

PS ka kërkuar zgjatjen e mandateve të vetingut. Por për të realizuar ndërhyrjet në Kushtetutë nevojitet dhe opozita. Që Kushtetuta të preket duhen të paktën 94 vota dhe PS nuk i disponon. Realizimi i kësaj reforme kërkon uljen në tryezë të PS dhe PD dhe arritjen e një kompromisi.

 

Të fundit