Flash News

E-TJERA

Përfundoi misionin diplomatik, Meta takon ambasadorin spanjoll: Vlerësova përpjekjet në forcimin e marrëdhënies dypalëshe

Përfundoi misionin diplomatik, Meta takon ambasadorin spanjoll:

Presidenti Ilir Meta ka pritur ambasadorin e Spanjës në vendin tonë, Marcos Alonso Alonso, me rastin e përfundimit të misionit të tij diplomatik në Shqipëri.

Përmes një postimi në Facebook, Meta ka shprehur vlerësimin e tij për përpjekjet e ambasadorit spanjoll në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe për mbështetjen spanjolle në mbajtjen Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare të Bashkimit Europian me Shqipërinë.

"Pata kënaqësinë të takohesha me Ambasadorin e Spanjës, Sh.T.Z. Marcos Alonso Alonso, me rastin e përfundimit të misionit të tij diplomatik në Shqipëri.

I shpreha urimet më të mira për suksese të mëtejshme në karrierë dhe vlerësova përpjekjet e palodhura të tij në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe rëndësinë e forcimit më tej të tyre në interesin reciprok, jo vetëm në aspektin politik, por sidomos në atë të shkëmbimeve ekonomike dhe investimeve spanjolle në vendin tonë.

E falenderova për mbështetjen spanjolle, në veçanti për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare të Bashkimit Europian me Shqipërinë", shkruan Meta.

 

Të fundit