Flash News

E-TJERA

Përfundojnë hetimet për mjekun Edvin Prifti, SPAK i komunikon akuzat

Përfundojnë hetimet për mjekun Edvin Prifti, SPAK i komunikon

Kanë përfunduar hetimet për mjekun kardiokirurg Edvin Prifti, i cili është akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash.

Pasi u paraqit sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme SPAK i shoqëruar nga avokati i tij Henrik Ligori, mjekut i janë komunikuar zyrtarisht akuzat dhe tashmë dosja e tij pritet të dërgohet në GJKKO.

Ndaj tij janë vendosur dy masa për pezullim nga detyra, ndërsa i janë sekuestruar edhe 6 llogari bankare në vlerën e 177 mijë eurove dhe 52 milion lekëve.

Prifti ishte prej 4 vitesh nën hetim për korrupsion dhe pastrim parash, ndërkohë që ishte pezulluar nga detyra për disa kohë.

  

 

Të fundit