Flash News

E-TJERA

Përfundon 0-0 ndeshja me Ishujt Faroe, Shqipëri e para në grupin E

Përfundon 0-0 ndeshja me Ishujt Faroe, Shqipëri e para në grupin

Ka përfunduar 0-0 ndeshja Shqipëri – Ishujt Faroe në stadiumin Air Albania mbrëmjen e sotme.

Me këtë barazim, Shqipëria renditet në vendin e parë në grupin E me 15 pikë, e ndjekur me pikë të barabarta nga Republika Çeke.

Shqipëria, duke siguruar vendin e parë në grupin e saj të kualifikimeve, nuk ka arritur thjesht kualifikimin në Euro 2024, por ka arritur të regjistrojë golaverazhin më të mirë që kombëtarja ka pasur ndonjëherë në një proces kualifikues: +8.

Me 12 gola të shënuar dhe vetëm katër të pësuar, skuadra ka një bilanc të shkëlqyer që mund të përmirësohet edhe më tej në ndeshjen e mbrëmjes së sotme kundër Ishujve Faroe.

Përkundër humbjes në Poloni në ndeshjen e parë, kuqezinjtë kanë treguar një qëndrueshmëri të admirueshme në sulm duke shënuar gol në të gjitha ndeshjet e tjera.

Të fundit