Flash News

E-TJERA

Përfundon ekspertiza e 'G-Class' së Klaudio Prendit: Asgjë e paligjshme, 5 plumba në xhamin e makinës

Përfundon ekspertiza e 'G-Class' së Klaudio Prendit:

Ka përfunduar ekspertiza paraprake e mjetit tip G-Class me targë AA404ZJ, ku u vra në atentat 28-vjeçari Klaudjo Prendi.

Në makinën ngjyrë gri janë konstatuar 5 gjurmë plumbash, kryesisht në xhamin e përparmë, si dhe gjurmë të shumta gjaku brenda saj, që i përkasin viktimës. Megjithatë, nuk është gjetur asnjë send i paligjshëm.

Policia po heton mbi motivet e atentatit, duke përjashtuar mundësinë që 28-vjeçari të ishte i përgatitur për ndonjë sulm. Raportohet se ka dyshime mbi një aktivitet të dyshimtë që Prendi mund të kishte nisur prej disa kohësh.

Të fundit