Flash News

E-TJERA

Përfundon kontrolli në anijen me qymyr në Portin e Durrësit, gjenden 59 kg kokainë, por asnjë në pranga

Përfundon kontrolli në anijen me qymyr në Portin e Durrësit,

Përfundon kontrolli në anijen që vinte me qymyr nga Kolumbia dhe që u ndalua të martën në Portin e Durrësit, pasi në të u gjet një sasi droge.

Nga kontrolli ka rezultuar se në anije janë gjetur 59 kg kokainë.

Nga ky operacion, ekuipazhi i anijes u mor në pyetje dhe u la i lirë dhe deri tani nuk ka asnjë të arrestuar për sasinë e drogës së sekuestruar.

Anija e ngarkuar kishte ardhur nga Kolumbia, porositur nga një kompani turke që operon në Shqipëri.

 

 

Të fundit