Flash News

E-TJERA

Përfundon me sukses trajnimi, SPAK: 28 kandidatët e parë do të emërohen zyrtarisht si hetues të BKH-së

Përfundon me sukses trajnimi, SPAK: 28 kandidatët e parë do

28 kandidatët për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë përfunduar me sukses muajin e parë të trajnimit bazë dhe duke filluar nga java tjetër do të emërohen zyrtarisht si hetues të BKH-së. Lajmin e ka bërë me dije SPAK përmes një njoftimi për mediat.

Rrugëtimi i tyre filloi me procesin e përzgjedhjes gjatë muajit Tetor 2020 dhe ka përfshirë teste të logjikës së arsyetimit, testin fizik, hartimin e esesë, intervistën e strukturuar, si dhe një verifikim të gjerë të figurës.

Pas përfundimit të fazës së parë, ata do të vijojnë me sukses fazat e mëtejshme të trajnimit, të cilat do të përfshijnë: “Trajnimin për Armët, Sigurinë dhe Aftësitë e Mbijetesës”; Trajnimin me Drejtorinë Italiane të Hetimit dhe Antimafias (DIA); si dhe Trajnimin me Byronë Federale të Hetimit SHBA-ve (FBI).

SPAK iu uron suksese gjithashtu dhe atyre shtetasve shqiptarë që kanë dorëzuar së fundi aplikimet e tyre për të qënë pjesë e grupit të dytë të hetuesve të BKH-së.

Të fundit