Flash News

E-TJERA

Përfundon ndeshja/ Shqipëria humbet ndaj Anglisë, sfida e radhës me San Marinon

 

Përfundon ndeshja/ Shqipëria humbet ndaj Anglisë, sfida e
Foto ilustruese

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Angli me rezultatin 0-2.  Golat u shënuan në minutën e 38 e 63 nga Mason Mount dhe Harry Kane.

Kuq e zinjtë nuk kanë mundur të lënë gjurmë në ndeshjen eliminatore për Botërorin Katar 2022.

Shqipëria pati një rast për të shënuar në minutën e 13-të nga Myrto Uzuni, mundësi që u shpërdorua.

Me këtë fitore, Anglia merr e vetme kreun e grupit me gjashtë pikë të plota, ndërsa Shqipëria të mërkurën luan sfidën e radhës atë kundër San Marinos në transfertë.

 

Të fundit