Flash News

E-TJERA

Përfundon pa sukses takimi i naftëtarëve me përfaqësuesit e kompanisë, insiston Dautaj: Do vazhdojmë protestat

Përfundon pa sukses takimi i naftëtarëve me

Ka përfunduar pa sukses takimi i naftëtarëve me përfaqësuesit e kompanisë që administron rafinerinë e Ballshit.

Sipas tyre nuk është ofruar zgjidhje për shlyerjen e pagave të prapambetura. Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj deklaroi se kompania po tenton të shuajnë zërin e naftëtarëve, ndërsa bëri me dije se protestat dhe greva e urisë nuk do të ndërpriten. 

"Do vazhdojmë protestat në uzinë dhe në qytet. Takimet janë tentativë për të prishur protestat. Nuk na dhanë asnjë dokument për marrëveshjen. Asnjë dokument se cilës firmë i përket marrëveshja. Uzina nuk ka pronarë, kërkojmë shpjegim nga shteti", tha Dautaj.

Gjatë protestës së sotme naftëtarët kanë çarë kordonin e Policisë Private dhe kanë hyrë në mjediset e brendshme të uzinës. Ndërkohë pjesa tjetër e tyre vijon grevën e urisë, në ditën e 17 të saj.

Të fundit