Flash News
Familja me 5 anëtarë bllokohet në malin e Tomorit nga moti i keq, ndërhyn policia
Bora bllokon rrugën e Arbrit, situatë problematike edhe në Qafën e Ulzës
Moti i keq bllokon rrugët në Shqipëri, policia: Ja akset problematike
I kërkuar për ekstradim në Itali, arrestohet kreu i klanit "Farruku"
Shpërthim me tritol në një hotel në Theth
Përfundon pas 9 orësh seanca për Sterilizimin, SPAK kërkon kalimin e dosjes për gjykim
Ka përfunduar pas rreth 9 orësh seanca për dosjen e 'Sterilizimit'.
Seanca e sotme u shoqërua me debate nga personat e pandehur të cilët kanë ngritur pretendime në lidhje me provat e prokurorisë. Biznesmeni Ilir Rrapaj ka mohuar akuzat e prokurorisë, por ka pranuar njohjen me ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj.
Në rast se gjykata vendos kalimin për gjykim ata kanë kërkuar që të gjykohem me procedurën e gjykimit të shkurtuar.
I vetmi që ka kërkuar gjykim të zakonshëm është ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Prokuroria e Posaçme u ka qëndruar sërish kërkesave të saj për kalimin e dosjes për gjykim, pasi sipas tyre ka prova për të mbështetur akuzën. Gjykata e posaçme do të shpallë vendimin për këtë çështje në datën 29 dhjetor në orën 9:30.