Flash News

E-TJERA

Përfundon procesi i numërimit të votave të diasporës në 11 qarqe, vijon vetëm në Elbasan

Përfundon procesi i numërimit të votave të diasporës

Procesi i numërimit të votave të ardhura nga jashtë vendit për kandidatët në listat e hapura ka përfunduar për 11 qarqe të vendit.

Ndërkohë, procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave të preferencës vijon ende për qarkun Elbasan.

Zgjedhësit e diasporës kanë dhënë votën e tyre për kandidatë specifikë në kuadër të votimit preferencial, dhe rezultatet janë tashmë të konsoliduara për qarqet:

Kukës, Shkodër, Dibër, Durrës, Fier, Tiranë, Berat, Lezhë, Vlorë, Gjirokastër, Korçë.

Kjo është hera e parë që diaspora shqiptare merr pjesë në votim përmes një procesi të strukturuar dhe të monitoruar, duke kontribuar drejtpërdrejt në përzgjedhjen e kandidatëve brenda listave zgjedhore.

Të fundit