Flash News

E-TJERA

Përfundon rikonstruksioni i "Rrugës së Gështenjave" në Rrenc të Shkodrës

Përfundon rikonstruksioni i "Rrugës së

Ka përfunduar rikonstruksioni i "Rrugës së Gështenjave" në Rrenc të Shkodrës. Sipas njoftimit të Bashkisë së Shkodrës në faqen e Facebook, ky investim është shumë i rëndësishëm për zonën por gjithashtu edhe për lidhjen me Bardhaj në Njësinë Administrative Rrethina.

Në njoftimin për mediat, Bashkia e Shkodrës bën me dije se janë akorduar 7.7 milion lekë, për një rrugë me gjatësi rreth 500 metër linear. Përveç shtresave asfaltike, pankinave, një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe grumbullimit dhe orientimit të ujërave, duke qenë një rrugë ku ka mjaft prurje.

Përgjatë rrugës janë parashikuar kuneta, kanale anësore, tumbino dhe vepra të tjera arti që garantojnë lëvizshmërinë dhe jetëgjatësinë e investimit.

Të fundit