Flash News

E-TJERA

Përfundon seanca e dosjes 184, shkojnë për gjykim 4 të pandehurit

Përfundon seanca e dosjes 184, shkojnë për gjykim 4 të

Ka përfunduar pak më parë seanca gjyqësore për dosjen 184 në gjykatën e shkallës së parë Dibër. Mësohet se Gjykata ka vendosur të çojë në gjyq 4 të pandehurit,  Robert Aga, Hasan Hoti, Nuri Meda e Drini Gjeçi.

Ndërsa, ka rrëzuar ankimimin e PD-së për Dionis Imerajn, në lidhje me pushimin e procedimit penal për Dionis Imerajn, Korab (Imer) Lalën, Afrim Miklin, Arben Keshin si dhe Bekim Krashin.

Avokati i palës paditëse (PD), Indrit Sefa, tha para mediave se gjykata nuk dha drejtësi.

“Nuk u pranua kërkesa e jonë për përjashtimin e gjyqtarit Xhevdet Lika. Gjykata vendosi rrëzimin e ankimit të PD për  shtetasit Korab Lala, Arben Keshi, Dionis Imeraj, Afrim Mikli, Bekim Krashi. Fakti që gjyqtari Lika dhe prokurori po nguten për ta mbyllur këtë dosje është më kriminale se sa vetë vepra që ato kanë kryer”, mësohet të ketë thënë Sefa.

Të fundit