Flash News

E-TJERA

Përfundon seanca/ Kuvendi miraton dy projektrezoluta, shtatë projektligje dhe një projektvendim

Përfundon seanca/ Kuvendi miraton dy projektrezoluta, shtatë
Foto ilustruese

Kuvendi miratoi me 93 vota pro, projektligjin “Për ratifikimin e traktatit të ekstradimit ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. Gjatë seancës së sotme, ai miratoi me shumicë votash edhe projektrezolutën “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2020”

Kuvendi ka miratuar edhe projektrezolutën “Për vlerësimin e veprimtarisë së Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2020”. Gjithashtu me shumicë votash janë miratuar edhe projektligjet e mëposhtme:

-“Për një ndryshim në ligjin nr. 48/2014, “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore dhe tregtare”.

-“Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10.304, datë 15.07.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””.

- “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin e vitit 1988 në lidhje me konventën ndërkombëtare për sigurinë e jetës në det, 1974”.

- “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2018, për projektin “Programi për menaxhim të qëndrueshëm dhe miqësor me klimën në sektorin e mbetjeve (DKTI)”.

- “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2019, për projektin “Rehabilitimi i hidrocentralit të Fierzës (DKTI)”.

- “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2018, për projektin “Programi i investimeve për zhvillim të integruar rajonal”.

Pikën e fundit të rendit të ditës, Parlamenti kishte miratimin e një projektvendimi që lidhej me një ndryshim në ligjin  për liçencat, autorizimet dhe lejet, të cilin e  u miratoi me 86 vota pro.

Të fundit